“Seriali” me vota pritet të përmbyllet në mbrëmje, KQZ me detaje

by Nexhat

Sot pritet të përmbyllet plotësisht procesi i rinumërimit të votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë për Klan Kosova se kanë mbetur edhe 100 nga 2,557 vendvotime për t’u numëruar.

banner

“Sipas planifikimeve presim që në mbrëmje të përmbyllim rinumërimin e të gjitha vendvotimeve të mbetura”, tha ai.

Vendvotimet, sipas tij i takojnë 4 komuave si: Prishtinë, Podujevë, Suharekë dhe Shtërpcë.

Se kur pritet të shpallen rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, Elezi tha se gjatë ditës do të dalin me njoftim për mbledhjen e radhës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku në rend dite do të jetë edhe vendimi për kohën e shpalljes së tyre

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy