Substanca toksike, Shqipëria tërheq nga tregu 648 njësi `Aptamil1 Pronutra`

by Nexhat

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri (AKU), njofton se pas një sinjalizimi të marrë nga autoritetet europiane, lidhur me gjetjen e një lënde toksike gjatë kontrolleve të kryera në Gjermani, ka ndërmarrë masa të menjëhershme për tërheqjen nga tregu të produktit “Aptamil 1 Pronutra”, me paketim 800 gramë dhe datë skadence 10 nëntor 2026.

Sipas të dhënave paraprake, në total janë importuar 648 njësi të këtij produkti, nga të cilat 362 njësi janë shpërndarë në Kosovë, ndërsa 267 njësi janë hedhur në tregun shqiptar.  AKU bën me dije se sasia më e madhe e produktit është tërhequr tashmë nga tregu, ndërkohë që kontrollet po vijojnë në qarqet Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë dhe Shkodër, për të garantuar sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

banner

Në bazë të ligjit “Për Ushqimin”, i ndryshuar, ushqimi konsiderohet i pasigurt kur është i dëmshëm për shëndetin e njeriut dhe, si i tillë, nuk lejohet të nxirret në treg apo të përdoret për përpunim. Po ashtu, ligji parashikon detyrimin e operatorit të biznesit ushqimor që, në rast konstatimi të një ushqimi ose lënde të parë që nuk përmbush kërkesat e sigurisë ushqimore, të ndërmarrë menjëherë masat për refuzimin, bllokimin dhe njoftimin e autoritetit kompetent.

AKU vlerëson angazhimin e industrisë së përpunimit të qumështit për zbatimin e standardeve të sigurisë ushqimore, duke theksuar se, përveç kontrollit për aflatoksinën, industria është e detyruar me ligj të kryejë analiza të rregullta edhe për praninë e antibiotikëve dhe nivelin e qelizave somatike, indikatorë kyç të cilësisë dhe sigurisë së produkteve të qumështit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy