Kasapi dhe Muminoviq fitojnë medalje të bronztë në Sofia European Open 2026

by Nexhat

Sporti i xhudos vazhdon të shkëlqej në arenën ndërkombëtare.

Dy xhudistet e Kosovës, Fatjon Kasapi dhe Erza Muminoviq i kanë siguruar Kosovës medalje të bronztë në Sofia European Open 2026.

banner

Në xhiron e parë, Kasapi mposhti me Ippon Maria Eleni Goguën nga Greqia , ndërsa në të dytën fitoi me 2 Yuko kundër Sugdiyona Rafkatova nga Uzbekistani. Në çerekfinale, ajo u ndal nga Sita Kadamboeva, gjithashtu nga Uzbekistani.

Në repasazh, Fatjona triumfoi me Wazaari ndaj Mukhayyo Akhmatovës nga Uzbekistani , ndërsa në duel për medaljen e bronztë, ajo mposhti me Ippon Ilay Hayun nga Izraeli.

Ndërkohë, në këtë event të xhudos, me medalje të bronztë është stolisur edhe Erza Muminoviq.

Në xhiron e parë Erza ishte e lirë, në të dytën ajo mposhti me Yuko, Anais Perrot nga Franca.

Në çerekfinale mposhti me Ippon, Fotimakhon Tursunboeva nga Uzbekistani. Në gjysmëfinale ajo humbi me Ippon nga Laziza Haydarova nga Uzbekistani.

Për medaljen e bronztë Erza mposhti me Yuko, Ulbusin Khakimova nga Uzbekistani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy