Qindra makina të bllokuar prej 5 orësh në aksin Prrenjas-Librazhd, rëndohet situata, fadromat e ANK shpk hedhin gurë e shkëmbinj në rrugë

by Nexhat

Që nga ora 11:00 aksi Librazh-Prrenjas mbetet i bllokuar në të dy korsitë, për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe rënies në gurëve dhe pjesëve të shkëmbinjve nga mali

Në pamjet me dron të sigurura nga News24 shihet se si Kompania ANK shpk e cila po punon për ndërtimin e segmentit rrugor, pjesë e Korridorit Tetë, vijon punimet për shembjen e pjesës së rrezikshme në zonën e njohur si Kthesat e Dragostunjës.

banner

Ndërkohë që mijëra automjete mbeten tashmë të bllokuara, fadromat vijojnë punën dhe hedhjen në rrugë të masivëve të gurëve e dherave.

Për zhbllokimin e situatës dhe faktit që qytetarët kanë mbetur tashmë të bllokuar në një aks që nuk dihet sa do të zgjasë zhbllokimi I saj, policia ka njoftuar drejtuesit e mjeteve që të përdorin itinerarin Maliq – Lozhan – Moglicë – Gramsh-Elbasan

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy