E konfirmon EHF-ja: Dy Evropianë të tjerë në Kosovë

by Nexhat

Kosova do të vazhdojë të jetë një qendër e rëndësishme e hendbollit ndërkombëtar edhe gjatë vitit 2026.

Gjatë këtij muaji, në Prishtinë do të mbahet Kampionati Mesdhetar për hendbollistet e grupmoshës U16, me pjesëmarrjen e 12 ekipeve kombëtare.

banner

Ndërkohë, Federata Evropiane e Hendbollit ka konfirmuar se gjatë muajit korrik të këtij viti, Kosova do të organizojë dy Kampionate Evropiane për hendbollistët deri në 20 vjet.

“Men’s 20 EHF Championships” do të zhvillohen nga 12 deri më 19 korrik në Prishtinë, vendim i marrë nga Komiteti Ekzekutiv i EHF-së në Herning të Danimarkës. Në këto kampionate pritet pjesëmarrja e 13 përfaqësueseve kombëtare.

Federata e Hendbollit e Kosovës vazhdon të vlerësohet si një partnere e besueshme e EHF-së, duke marrë vazhdimisht besimin për organizimin e ngjarjeve të rëndësishme kontinentale.

Organizimet e deritashme në Kosovë janë vlerësuar me notën maksimale nga EHF-ja dhe federatat pjesëmarrëse

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy