Përcaktohen gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në basketboll

by engel

Federata e Basketbollit të Kosovës ka zyrtarizuar gjysmëfinalet e Kupës. Trepça do të përballet me Borën, e cila ka dëshmuar se prania e saj në këtë fazë nuk është rastësi, pas paraqitjeve të mira këtë sezon.

Në gjysmëfinalen tjetër, finalisti i vitit të kaluar Bashkimi do të ndeshet me Prishtinën, që po kalon një periudhë të vështirë për shkak të lëndimeve dhe problemeve të brendshme.

banner

Trepça siguroi gjysmëfinalen pasi përmbysi serinë ndaj Golden Eagle Yllit, duke u rikthyer fuqishëm në Suharekë pas humbjes në shtëpi. Ndërkohë, Bashkimi e pati më të lehtë ndaj Pejës, duke e mposhtur si në Prizren ashtu edhe në Pejë.

Sezonin e kaluar, Trepça ia mori titullin Bashkimit në “Minatori”, ndërsa prizrenasit synojnë revanshin këtë herë, të përforcuar me lojtarë cilësorë vendorë dhe të huaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy