Osmani kujton 10 civilët e vrarë më 3-4 shkurt 2000 në Mitrovicë: Drejtësia mbetet e pandalshme

by Nexhat

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar Masakrën e së 3–4 shkurtit 2000 në Mitrovicë, duke e cilësuar atë si një nga plagët më të rënda të pasluftës.

“Në ato ditë të errëta, bandat kriminale serbe vranë 10 civilë të pafajshëm, plagosën 25 të tjerë dhe dëbuan me dhunë 1 564 familje me gjithsej 11 364 anëtarë nga shtëpitë e tyre. Ky ishte një krim i hapur kundër njerëzimit, një përpjekje brutale për ta thyer shpirtin e një qyteti dhe për ta zhdukur praninë e shqiptarëve në pjesën veriore të këtij qyteti”.

banner

Osmani tha se Mitrovica qëndroi dhe nuk u thye “ndaj ky krim nuk do të harrohet kurrë dhe drejtësia do të mbetet kërkesë e pandalshme”.

“Përulemi para viktimave dhe qëndrojmë pranë familjeve të tyre, ngase e vërteta,  kujtesa dhe drejtësia janë themeli mbi të cilin ndërtohet paqja e qëndrueshme”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy