I gatshëm për Premier League, por Real Madrid ndalon transferimin e lojtarit

by jonzefaj

Mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Fran Garcia, ishte shumë pranë largimit nga klubi gjatë këtij afati kalimtar, por transferimi i tij përfundoi papritur pa sukses.

Sipas raportimeve nga Marca, Garcia u kishte thënë lamtumirë të premten bashkëlojtarëve dhe stafit teknik të “Los Blancos”, duke qenë i bindur se do të transferohej në formë huazimi te Bournemouth, skuadër që garon në Ligën Premier.

banner

Megjithatë, për habinë e mbrojtësit spanjoll, drejtuesit e Real Madridit vendosën ta refuzojnë ofertën e klubit anglez në momentet e fundit, duke bërë që marrëveshja të dështonte.

Vendimi i klubit madrilen e ka zhgënjyer Garcian, i cili thuhet se ka kërkuar leje për t’u stërvitur i vetëm ditën e shtunë, si shenjë pakënaqësie ndaj situatës së krijuar.

Fran Garcia e shihte huazimin te Bournemouth si një mundësi ideale për të ringjallur karrierën e tij, pasi këtë sezon ka hasur vështirësi në sigurimin e minutave të rregullta, kryesisht për shkak të konkurrencës së fortë nga Alvaro Carreras.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy