Gjykata në Pejë e dënon me mbi 3 vjet burgim dhe 800 euro gjobë të akuzuarin për vjedhje dhe vjedhje të rëndë

by Nexhat

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj E.K. të akuzuar për “Vjedhje të rëndë” dhe “Vjedhje”.

Ai është dënuar me 800 euro gjobë dhe dënim unik me burgim prej 3 vjet e 4 muaj burgim.

banner

“Gjykata e ka shpallur të pandehurin fajtor për pikat III dhe IV të aktakuzës dhe pas unifikimit të dënimeve e ka dënuar me dënim unik me gjobë 800 (tetëqind) euro dhe dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite e 4 (katër) muaj, në të cilin i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 02.07.2025. Për pikat I, II dhe V të aktakuzës, gjykata ka refuzuar akuzën në bazë të dispozitave ligjore përkatëse, meqenëse Prokurori i Shtetit ka hequr dorë nga aktakuza. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 (tridhjetë) ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit me shkrim.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy