Ambasada Britanike reagon pas vendimit të PZAP për Listën Serbe: Presim që përfaqësuesit e zgjedhur të marrin detyrën

by informim peje

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), bëri të ditur se ka aprovuar ankesën e Listës Serbe e cila ishte deponuar në këtë institucion kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

PZAP thekson se nuk pajtohet me vendimin e KQZ-së për mos shpalljen e rezultatit përfundimtar për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura me 28 dhjetor 2025, për subjektin politik Lista Serbe dhe kandidatët e saj.

banner

Në këtë situatë, Ambasada Britanike thekson se vendimi i Panelit të Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore, riafirmon të drejtën e komuniteteve jo-shumicë të Kosovës, së bashku me të gjitha subjektet e tjera politike, për të marrë pjesë plotësisht në procesin demokratik, siç garantohet nga Kushtetuta dhe legjislacioni përkatës.

“Ne presim që përfaqësuesit e zgjedhur në mënyrë legjitime të jenë në gjendje të marrin detyrën dhe t’u shërbejnë qytetarëve që i kanë zgjedhur”, thuhet në reagimin e ambasadës.

“Mbretëria e Bashkuar vazhdon të mbështesë proceset zgjedhore transparente dhe të bazuara në rregulla në Kosovë. Ne i inkurajojmë të gjitha institucionet dhe aktorët politikë të respektojnë vendimet e institucioneve demokratike dhe të mbështesin integritetin e kornizës zgjedhore. Një proces zgjedhor i besueshëm dhe gjithëpërfshirës është thelbësor për stabilitetin demokratik të Kosovës dhe për forcimin e besimit midis të gjitha komuniteteve”, thuhet në reagim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy