Në Drenas, Policia ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal”.
Sipas njoftimit, gjatë këtij aksioni, të zhvilluar në orët e hershme të së mërkurës, janë sekuestruar para, një veturë e gjësende tjera.
“04.02.2026 – 06:00. Pas veprimeve policore, në bashkëpunim me Prokurorinë, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, dhe janë kontrolluar tri lokacione të ndryshme, ku janë sekuestruar para të gatshme, një veturë, një sprej OC, shtëpiza kompjuterike, disa llaptopë, telefona mobil, etj”.
“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njoftoi Policia.

