Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka ndërmarrë masa ndaj një vozitësi, i cili është identifikuar duke bërë tejkalim të kolonës së automjeteve në mënyrë të kundërligjshme, duke shfrytëzuar trotuarin.
Pas identifikimit nga zyrtarët policorë, siç thuhet në njoftim, ndaj vozitësit janë shqiptuar masa ndëshkuese në përputhje me legjislacionin në fuqi, konkretisht, gjobë në vlerë prej 200 euro, 2 pikë negative, dhe ndalesë e patentë-shoferit për tre muaj.
“Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor, duke theksuar se veprime të tilla përbëjnë rrezik serioz për sigurinë e këmbësorëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik”, thuhet në njoftim.


