Tërmete të njëpasnjëshme godasin Shqipërinë brenda pak minutash

by engel

Shqipëria është goditur nga një seri tërmetesh gjatë ditës së mërkurë, ku brenda më pak se gjysmë ore janë regjistruar tri lëkundje sizmike.

Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), tërmetet kanë pasur magnitudë 3.1, 2.3 dhe 2.6 ballë të shkallës Rihter. Lëkundjet janë ndjerë në disa zona të vendit, por deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.

banner

Autoritetet po monitorojnë situatën, ndërsa qytetarët janë këshilluar të qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin informacionet zyrtare.

Kujtohet se edhe një ditë më parë territori shqiptar është goditur nga një tjetër tërmet, duke rikthyer vëmendjen te aktiviteti sizmik i shtuar në rajon.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy