Kosova me më shumë turistë në dhjetor, prin Peja

by informim peje

Vetëm gjatë muajit dhjetor të vitit 2025, në hotelet e Kosovës janë regjistruar 68 mijë e 293 vizitorë, prej të cilëve 27 mijë e 776 ishin vizitorë vendorë, ndërsa 40 mijë e 517 vizitorë të huaj. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), numri më i madh i vizitorëve të huaj ka qenë nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra dhe Turqia.

Këto të dhëna janë bërë të ditura në publikimin e statistikave të hotelerisë që ASK ka publikuar për muajin dhjetor 2025.

banner

Sipas këtyre statistikave, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve në hotele krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.

Në krahasim me dhjetorin e vitit 2024, kur ishin regjistruar 64 mijë e 380 vizitorë, numri i përgjithshëm i vizitorëve është rritur për 6.1 për qind.

Numri i përgjithshëm i net-qëndrimeve ishte 132 mijë e 148, prej të cilave 71 mijë e 624 net-qëndrime (54.2 për qind) u realizuan nga vizitorët e huaj, ndërsa 60 mijë e 524 net-qëndrime (45.8 për qind) nga vizitorët vendorë.

Sa i përket vizitorëve vendorë, rajoni i Pejës prin me numrin më të madh, gjithsej 9 mijë e 655 vizitorë, si dhe me 26 mijë e 550 net-qëndrime. Rritje e theksuar e vizitorëve vendorë është shënuar edhe në rajonin e Prishtinës dhe Prizrenit, ndërsa rënie është vërejtur në disa rajone të tjera.

Ndërkohë, numri i vizitorëve të huaj ka shënuar rritje prej 2.5 për qind krahasuar me dhjetorin e vitit 2024.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy