Gjykata cakton 16 shkurt për seancën e radhës në rastin e shpërthimit në Ibër-Lepenc

by informim peje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar datën 16 shkurt 2026 për seancën e radhës në gjykimin për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut. Këtë e ka konfirmuar për media zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi.

Për këtë sulm akuzohen vëllezërit Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq, si dhe Igor Dimoviq.

banner

Në seancën fillestare më 24 dhjetor 2025, mbrojtësi i Jovan Viqentijeviq, avokati Nebojsha Vllajiq, kishte kërkuar përjashtimin e prokurorit Kodraliu. Kërkesa u mbështet edhe nga mbrojtësit e të akuzuarve të tjerë, duke çuar në ndërprerjen e seancës.

Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë më 9 dhjetor 2025 ndaj tre të akuzuarve për sulmin e 29 nëntorit 2024 në kanalin e Ibër-Lepencit.

Sipas aktakuzës, më 29 nëntor 2024, në fshatin Varagë të Komunës së Zubin-Potokut, të pandehurit J.V. dhe D.V., së bashku me disa persona të tjerë ende të panjohur, vendosën rreth 20 kilogramë trinitrotoluene (TNT) brenda kanalit. Ata e aktivizuan lëndën shpërthyese përmes një çante të lidhur me një shtyllë betoni, duke dëmtuar rëndë strukturën e kanalit, ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm, rrezikuar prodhimin e energjisë elektrike dhe shkaktuar dëme në vlerë prej 376,774.70 eurosh ndërmarrjes “Ibër Lepenc”.

Aktakuzat përfshijnë gjithashtu veprat penale të armëmbajtjes pa leje për tre të pandehurit, si dhe veprën penale të spiunazhit për J.V., i cili dyshohet se ka vepruar në favor të Shërbimit Informativ Ushtarak të Serbisë, duke mbledhur dokumente dhe informacione të klasifikuara për qëllime të kundërligjshme në territorin e Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy