Pas 29 ditësh i zhdukur, gjendet trupi i 30-vjeçarit Jurgen Karaj në Klos, ndihmuan edhe ekipet nga Kosova

by informim peje

Pas 29 ditësh nga zhdukja, është gjetur trupi i Jurgen Karaj, 30 vjeç, nga fshati Fullqet i Klosit. Trupi u lokalizua rreth 30 kilometra larg vendit të aksidentit.

Makina në të cilën ndodhej Karaj me shokun e tij Andi Losha, u aksidentua dhe përfundoi në përroin e fshatit Darsë të Klosit. Dyshohet se ai është rrëmbyer nga rrjedha e ujit më 10 janar.

banner

Që nga dita e aksidentit, kërkimet në lumë janë zhvilluar pa ndërprerje. Në terren kanë qenë dhjetëra forca të Batalionit të Tretë të Repartit të Këmbësorisë Burrel, familjarë dhe struktura të tjera. Në operacion kanë marrë pjesë edhe ekipe nga Kosova me mjete dhe pajisje speciale.

E gjithë vija lumore e lumit Mat është kontrolluar disa herë, por trupi i 30-vjeçarit nuk ishte gjetur deri tani./EuronewsAlbania/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy