Detaje të reja nga operacioni “Barriera”/ Si u arrestua i riu nga Kosova në zonën e Freskut? Agjentët e infiltruar i blenë dy pistoleta dhe…

by Nexhat

Pas arrestimit të Dugagjin Berishës, 27 vjeç, në kuadër të operacionit policor të koduar “Barriera”, detaje të reja janë zbardhur detaje të reja mbi mënyrën se si u dokumentua aktiviteti i tij i trafikimit të armëve.

Sipas informacionit të siguruar nga gazetarja Xhensila Kodra, efektivët e Komisariatit nr. 4 kishin marrë informacion se Berisha do të udhëtonte drejt Tiranës dhe më pas në zonën e Freskut për të shitur pistoletat e sekuestruara më parë. Ai është mbajtur nën vëzhgim që nga kalimi në Pikën Kufitare të Morinit, ku hyri në territorin e Shqipërisë me makinën tip “Volkswagen”.

banner

Policia njofton se më parë, me përdorimin e agjentëve të infiltruar, i ka blerë Berishës 2 pistoleta në Fresk, për të dokumentuar aktivitetin e tij kriminal. Ky veprim u krye për të mbledhur prova konkrete të trafikimit të armëve dhe për të ndaluar shpërndarjen e tyre në tregun e paligjshëm.

Nga hetimet paraprake rezulton se Berisha dyshohet të ketë kryer veprime të ngjashme edhe më herët, duke treguar për një aktivitet të vazhdueshëm të trafikimit të armëve zjarri drejt zonës së Tiranës.

Materialet procedurale dhe provat e mbledhura iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa Policia vijon hetimet për identifikimin e të tjerëve të përfshirë në rrjetin e trafikimit të armëve

Ky rast nënvizon fokusin e Policisë së Tiranës në parandalimin e trafikimit të armëve dhe goditjen e rrjeteve kriminale, duke përdorur metoda proaktive dhe agjentë të infiltruar për mbledhjen e provave.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy