KEK jep tendër në vlerë rreth 30 mijë euro, do t’i shpërblej me ora punëtorët që pensionohen

by informim peje

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka hapur një tender në vlerë prej 29 mijë euro.
Me anë të këtij tenderi, KEK do t’iu blej ora punëtorëve që pensionohen nga puna.

KEK-u ka arritur pak ditë më parë të finalizojë një tender me kontratë për blerjen e orëve të dorës, të cilat do të mbajnë logon zyrtare të korporatës.

banner

Pas përfundimit të procedurës së prokurimit, tenderi i është besuar operatorit ekonomik “IAS GROUP” SH.P.K.. Vlera përfundimtare e kontratës që do t’i kushtojë KEK-ut është 23,052.48 euro, që është më e ulët se shuma e paraparë fillimisht.

Sipas të dhënave të tenderit, një ofertë tjetër e përgjegjshme ka qenë në vlerë prej 25,984.92 euro, por ajo nuk është përzgjedhur si fituese.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy