Haradinaj takon Osmanin, diskutuan për Bordin e Paqes dhe zhvillimet politike

by informim peje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se, me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një diskutim lidhur me Bordin e Paqes, si dhe për zhvillimet politike në vend dhe në rajon.

Haradinaj ka bërë të ditur se gjatë takimit i ka shprehur Presidentes Osmani vlerësimin për pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, me ftesë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump.

banner

“Presidentes Osmani i shpreha vlerësimin për pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, me ftesë të Presidentit Donald J. Trump”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka theksuar rëndësinë e veçantë që ka partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kosovën, duke nënvizuar se çdo bashkëpunim në iniciativa të përbashkëta është jetik për vendin.

“Çdo partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në çdo iniciativë ku jemi krah njëri-tjetrit, është i rëndësisë së veçantë për Kosovën”, ka deklaruar Haradinaj.

Sipas tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e mbështet pa asnjë hezitim këtë angazhim institucional.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy