Porta e Interit drejt revolucionit: Sommer drejt lamtumirës

by jonzefaj

“Në javët e ardhshme, do të takohem me drejtuesit e Inter për të diskutuar të ardhmen“. është ky mesazhi që dha sot portieri i Inter, Yann Sommer, për televizionet zvicerane.

Kontrata e portierit me klubin zikaltër skadon në qershor dhe thuhet se drejtuesit kanë filluar tashmë kërkimin për zëvendësuesin e tij. Emri kryesor është Guglielmo Vicario, që luan në Premier League me Tottenham.

banner

Janë të pakta gjasat që Sommer të vazhdojë të qëndrojë tek Inter, ndaj divorci është i pashmangshëm. Për këtë gjë ka kohë që përflitet.

Një tjetër emër i përmendur për portën e Inter është ai i Elia Caprile, që luan me Cagliari.

Madje ditët e fundit është folur edhe për një takim midis disa drejtuesve të Inter dhe vëllait dhe agjentit të Emiliano ‘Dibu’ Martinez, portierit argjentinas të Aston Villa, i cili fitoi Kupën e Botës me Argjentinën.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy