Frikë për Kimi Antonelli. Makina me të cilën udhëtonte piloti italian i Mercedesit është përplasur me një mur gjatë superstradës së San Marinon. Mbi shkaqet dhe dinamikën e incidentit po hetojnë forcat e rendit.
Për fat të mirë, të gjithë ata që ishin në makinë, zbritën prej saj vetëm me lëndime. Antonelli pritet të shkojë në Bahrejn për testet në cirkuitin e Sakhirit, para nisjes së Botërorit të ri të Formula 1.
Makina, një Mercedes-Amg GT 63 Pro 4Matic+ Motorsport Collectors Edition, ishte marrë vetëm pak ditë më parë nga piloti. Nuk është e qartë se kush ishte në timon dhe drejtonte këtë super makinë në momentin e përplasjes.

