Manipulimet me vota, nisin intervistimet edhe në Klinë

by informim peje

Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë të ditur se sot do të vazhdojë intervistimi i personave përgjegjës për procesin e numërimit të votave në Komunën e Klinës.

Sipas njoftimit thuhet se lidhur me dyshimet për manipulim të votave, përkatësisht të rezultateve të kandidatëve të subjekteve politike në këtë komunë, Prokuroria Themelore në Pejë ka autorizuar Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë intervistimin e personave në këtë proces.

banner

“Prokuroria Themelore në Pejë, mbetet e përkushtuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti dhe për garantimin e ligjshmërisë dhe integritetit të procesit zgjedhor. Për zhvillimet e mëtejshme, opinioni publik do të njoftohet me kohë”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy