Edhe Rashiq e konfirmon: Haxhiu kandidate për kryetare të Kuvendit

by engel

Nenad Rashiq nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë ka konfirmuar se kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit të Kosovës do të jetë ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Deklaratën ai e bëri para hyrjes në sallën e Kuvendit, ku pritet të mbahet seanca konstituive e legjislaturës së re.

banner

“Me sa e di unë, zonja Haxhiu”, tha shkurt Rashiq, duke lënë të kuptohet se emri i saj tashmë është përcaktuar si propozim i VV-së për drejtimin e organit më të lartë legjislativ në vend.

Seanca konstituive pritet të përcaktojë edhe zyrtarisht përbërjen e re të udhëheqjes së Kuvendit, ndërsa zgjedhja e kryetarit/es së Kuvendit konsiderohet një nga hapat kyç në funksionalizimin e institucioneve pas zgjedhjeve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy