Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet jashtë rrezikut për jetën

by Nexhat

Sonte rreth orës 19:26 është plagosur një person në rrugën “UÇK” në Mitrovicën e Jugut.

“Lidhur me rastin, policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja”, ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.

banner

Lidhur me rastin, zëdhënësi i Spitalit të Mitrovicës, Shpend Fazliu “Në ora 19.48, në Shërbimin Emergjent të Spitalit  të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë është paraqitur një rast, 25 vjeçar me lëndime në këmbë. Aktualisht, po merr trajtim dhe terapi jashtë rrezikut për jetë”, tha Fazliu

Plagoset një person në Mitrovicë, 4 gezhoja u gjetën në vendin e ngjarjes – arrestohen dy të dyshuar

Sonte, rreth orës 19:26, Policia ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri, të ndodhura në rrugën “UÇK” në Mitrovicën e Jugut.

“Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se një person i moshës madhore ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit”, ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.

I plagosuri është dërguar në spital për tretman mjekësor.

“Lidhur me rastin, policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, ndërsa në  vendin e ngjarjes janë  gjetur katër  gëzhoja”, tha tutje Zahiti.

Njësitet përkatëse policore janë duke zhvilluar hetimet e mëtejme, shtoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy