Kristjan Asllani bind turqit, Beşiktaşi gati ta blejë nga Interi

by jonzefaj

Mesfushori i Shqipërisë, Kristjan Asllani do të jetë pjesë e skuadrës së Beshiktashit edhe pas përfundimit të sezonit aktual.

Ekipi nga Turqia e ka ndërmend ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së Asllanit nga Interi në verë për 13 milionë euro.

banner

Asllani muajin e shkuar u huazua te Beshiktashi për gjashtë muaj, pasi skuadra e Torinos vendosi ta kthejë te Interi, ekip që e kishte huazuar në fillim të këtij sezoni.

“Ne e morëm Asllanin në huazim për gjashtë muaj, por besoj se ai do të luaj mirë dhe do të qëndrojë me ne. Ai është përshtatur shumë mirë në ekip dhe sipas mendimit tim është lojtar i duhur për Beshiktashin”, ka thënë Serdal Adali, president i ekipit nga Turqia.

Asllani deri më tani e ka vetëm një paraqitje për Beshiktashin pasi në ndeshjen e tij debutuese u ndëshkua me karton të kuq gjashtë minuta pas inkuadrimit nga banka e rezervistëve.

23-vjeçari do të jetë i gatshëm për lojë kundër Bashakshehirit të dielën, ndërsa me Interin ka kontratë deri në vitin 2028.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy