Mbrojtja: ZPS nuk ka ofruar dëshmi se Selimi ka kontribuar në ndërmarrjen e përbashkët kriminale

by engel

Mbrojtja e Rexhep Selimit ka vazhduar para trupit gjykues me kundërshtimin e pretendimeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), duke theksuar se nuk ka prova të mjaftueshme që i akuzuari të ketë kontribuar në ndërmarrjen e përbashkët kriminale (NPK) për kryerjen e krimeve të pretenduara.

Avokati i Selimit, Geoffrey Roberts, deklaroi se Prokuroria po e mbështet argumentin e saj në autoritetin e pretenduar të Selimit brenda strukturave të UÇK-së, duke pretenduar se ky autoritet ka kontribuar në realizimin e krimeve.

banner

“Kjo është e pamjaftueshme”, u shpreh Roberts, duke shtuar se ZPS nuk ka arritur të provojë lidhjen konkrete ndërmjet pozitës së Selimit dhe veprimeve të pretenduara kriminale.

Sipas tij, Prokuroria nuk ka argumentuar në mënyrë bindëse pretendimin se Selimi ka qenë Inspektor i Përgjithshëm i UÇK-së deri në korrik të vitit 1998. Roberts theksoi se nuk ka prova që saktësojnë kohën e emërimit të Selimit në këtë post dhe se nuk është paraqitur asnjë dëshmitar për të mbështetur këtë pretendim.

Duke folur për rolin e pretenduar të Selimit si inspektor, avokati tha se ZPS e ka pozicionuar atë në një nivel të barabartë me komandantin e përgjithshëm, madje mbi drejtoritë e tjera, por pa prova të mjaftueshme.

“Asnjë dëshmitar nuk ka dhënë prova për këtë pikë dhe dëshmia e paqartë e Thaçit gjatë intervistimit nga ZPS-ja, në të cilën mbështetet kryesisht Prokuroria, nuk mund të konsiderohet e besueshme, sepse Selimi nuk pati mundësi t’i bënte pyetje zotit Thaçi”, deklaroi Roberts.

Ai shtoi se, edhe nëse merret si e mirëqenë pozita e inspektorit, Selimi nuk kishte autoritet për të shqiptuar masa disiplinore dhe se Prokuroria nuk ka pretenduar se Inspektorati ka pasur një strukturë të qartë organizative.

Sipas mbrojtjes, dëshmitë e paraqitura e vendosin Selimin më tepër në rolin e një ndihmësi apo asistenti të komandantit të përgjithshëm, sesa në një pozitë vendimmarrëse me autoritet ekzekutiv.

Procesi ndaj Selimit dhe të akuzuarve të tjerë po vazhdon në Dhomat e Specializuara në Hagë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy