Aksident mes kamionit dhe veturës në Klinë, pesë persona të lënduar

by engel

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Poterq të Klinës, ku janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se ekipet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes pas pranimit të informacionit për aksidentin.

banner

Sipas Rugovës, si pasojë e përplasjes pesë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

Autoritetet po hetojnë shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa gjendja shëndetësore e të lënduarve nuk është bërë e ditur ende.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy