E dyta australianja Gubecka, e treta 17 vjeçarja Grimes, nga SHBA
Notarja gjerman Leonie Beck, tashme kampione e Evropës në distancë, fitoi titullin e botës në garën 10 km në ujë të hapur në Fukuoka të Japonisë.
Pas më shumë se dy orësh përpjekje, 26-vjeçarja Beck bëri një përshpejtim në qindra metrat e fundit për të kaluar qartësisht Chelsea Gubecka të Australisë.
E reja amerikane Katie Grimes, 17 vjeçe, zuri vendin e tretë, duke mposhtur holandezen Sharon van Rouwendaal, kampione botërore në fuqi, në fotofinish.
Tre medalistet vërtetojnë kualifikimin e tyre për Lojërat Olimpike të Parisit të vitit të ardhshëm.