Afera “Zdravo”: Protesta kundër skandaleve të Qeverisë po merr përkrahje të fuqishme

by informim

Iniciative e një grupi të qytetarëve për të protestuar sot kundër aferës “Zdravo” të Qeverisë së Kosovës po merr mbështetej të fuqishme. Brenda një periudhe të shkurtër kohore ftesa për protestë është shpërndarë nëpër rrjete sociale nga shumë politikanë, analistë, gazetarë dhe njerëz me ndikim në shoqëri.

Deri me tani ajo është përkrahur edhe shumica e partive opozitare dhe kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së.

banner

Në kundërshtimin të veprimeve të fundit të Qeverisë, një grup i qytetarëve ka thirrur protestë për të shtunën në Prishtinë, duke i treguar arsyet e protestës.

Në një njoftim, i cili është shpërndarë me të madhe në rrjete sociale, thuhet se kjo protestë është kundër koordinimit të Qeverisë me Milan Radojçiqin, të dyshuarin për krime të ndryshme në Kosovë.

Kjo protestë është nxitur edhe nga veprimi i Qeverisë për t`i përjashtuar veteranët e UÇK-së nga Ligji për rritjen e pagës minimale.

Sipas këtij njoftimi, protesta do të mbahet të shtunën në sheshin “Skënderbe”, duke filluar nga ora 18: 00.

Qeveria e Kosovës nuk po tërhiqet na veprimet skandaloze. Prandaj, të shtunën më 15 korrik protestojmë të gjithë kundër skandaleve qeveritare, kundër koordinimit me Millan Radojqiqin! Kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, aty përmende se në protestë do të kërkohet nga Mimoza Kusari-Lila ta dorëzojë mandatin e saj të deputetes.

Mioza Kusari, duhet ta dorëzojë mandatin. Një politikane që është zënë duke u koordinuar me Milan Radojçiqin, kundër luftërave të UÇK-së nuk duhet të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës” – thuhet në njoftim.

Kush po e përkrah protestën?

Deri me tani shumica e partive opozitare e kanë përkrahur këtë protestë.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka bërë me dije se do të dalë në protestë edhe për dajën e saj të vrarë me pushkë në dorë dhe për ushtarët e gjallë, të cilët po nëpërkëmbën nga Qeveria Kurti.

“Nesër do të dal në protestë. Për gjithë ato gra e burra që patën guxim ta mundin frikën dhe vdekjen. Për dajën tim të vrarë me pushkë në dorë. Për ushtarët e gjallë, por fatkeqësisht të fyer e të nëpërkembur”, ka shkruar Çitaku në profilin e saj në “Facebook”.

Ftesën e protestës e ka përkrahur edhe ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradina.

Në koordinim me veteranë”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

Pro protestës janë shprehur edhe dy partitë opozitare jo parlamentare, Nisma dhe PSD-ja.

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilal Sherfi, ka thënë për gazetën Nacionale kjo parti përkrah çdo protestë që është në mbrojtje të vlerave të UÇK-së dhe kundër Qeverisë Kurti.

Nisma Socialdemokrate në parim përkrah çdo protestë që është në mbrojtje të vlerave të UÇK-së dhe kundër Qeverisë aktuale, e cila tashmë është dëshmuar që koordinohet me Milan Radojiçiqin”, ka thënë Shefi.

Protesta ka marrë mbështetje të madhe dhe nga veteranet e UÇK-së.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka bërë me dije se organizatat e dala të lufta e UÇK-së do ta mbështesin protestën e paralajmëruar për nesër.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këto organizata nesër do të marrin pjesë në protestë.

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së e mbështesin dhe do marrin pjesë në protestën e nesërme. Merrni pjesë edhe ju!”, ka shkruar Klinaku.

Gjithashtu protesta ka marrë përkrahej edhe nga një numër i madh i gazetareve dhe njerëzve me ndikim në vend.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy