Nis emërimi i zëvendësministrave

by informim peje

Pas rritjes së numrit të ministrive, në Qeverinë Kurti 3 ka nisur emërimi i zëvendësministrave.

Ndër emrat e parë të emëruar të premten janë Daulina Osmani si zëvendësministre e Sportit dhe Rinisë dhe Zef Morina si zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Transportit.

banner

Osmani ishte zëvendësministre edhe në mandatin e shkuar. Por tani, Sporti dhe Rinia janë ndarë nga Ministria e Kulturës.

Ministrinë e Sportit tani e udhëheq Blerim Gashani.

Ndërkaq Morina që nuk arriti të bëhej deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje do të jetë zëvendësministër i Dimal Bashës.

Qeveria Kurti 3 u formua të mërkurën. Ajo do t’i ketë 19 ministri. Qeveria Kurti 2 i kishte 15.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy