Policia: Një i lënduar nga përplasja mes trenit dhe veturës

by informim peje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë, në afërsi të Kazermës “Adem Jashari”.

Sipas zëdhënëses së Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në aksident janë përfshirë një tren dhe një automjet, ndërsa si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore.

banner

“Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, një person është lënduar”, ka deklaruar Policia.

I lënduari ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa Njësiti i Trafikut Rajonal po merret me hetimin e rrethanave dhe shkaqeve që çuan deri te aksidenti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy