MITROVICË/ Plagosje me armë zjarri, deklarohen nga spitali: Viktima jashtë rrezikut për jetë

by Nexhat

Në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, është duke u trajtuar një person për shkak të lëndimeve që ka marrë në këmbë, nga arma e zjarrit.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Spitalit të Mitrovicës Shpend Fazliu.

banner

I njëjti ka bërë të ditur edhe se personi në fjalë është jashtë rrezikut për jetë.

‘’Ju konfirmojmë se  në ora 22:25, në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë është paraqitur për trajtim mjekësor emergjent, një rast( 1982). Pas ekzaminimeve mjekësore nga stafi Emergjent, është konstatuar lëndim në këmbë, me armë zjarri. Aktualisht, po vazhdon trajtimi dhe i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë!’’, ka njoftuar ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy