Kryetari i Komunës së Prizren, Shaqir Totaj, ka publikuar agjendën e aktiviteteve për kremtimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republika e Kosovës, të organizuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Përmes një njoftimi drejtuar qytetarëve, Totaj ka ftuar që ky përvjetor i rëndësishëm për shtetin të shënohet me dinjitet dhe krenari, duke marrë pjesë në aktivitetet e parapara në kuadër të festimeve të 17 Shkurtit.
“Të nderuar qytetarë, kjo është agjenda e aktiviteteve për kremtimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, organizuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ju ftoj që ta festojmë së bashku këtë përvjetor të rëndësishëm për shtetin tonë dhe për secilin prej nesh, me dinjitet e krenari”, thuhet në njoftimin e kryetarit.

