“E informova për skandalin e AKSHI-t”, Balliu takon zyrtarin e FBI: Tenderat publikë i marrin subjekte të lidhura me kartelet e drogës. Kontrollojnë sistemet digjitale

by Nexhat

Nënkryetari i Komisionit të Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes në Kuvendin e Shqipërisë Klevis Balliu, zhvilloi një takim në Konferencën e Sigurisë në Mynih me Brett Leatherman, Drejtor i Divizionit Kundër Krimit Kibernetik në Byronë Federale të Hetimit (FBI) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deputeti demokrat e ka informuar zyrtarin e lartë në lidhje me implikimin e krimit të organizuar në segmentet e sigurisë kibernetike në Shqipëri, duke iu referuar këtu skandalit të AKSHI-t dhe të Drejtorisë së Krimit Kibernetik në lidhje me Ergys Agasin.

banner

Balliu ka shprehur gjithashtu se opozita do vazhdojë të denoncojë të gjitha lidhjet e krimit me politikën, në veçanti të luftojë për të mbrojtur sigurinë kombëtare.

Balliu deklaroi se opozita e Shqipërisë mbështet plotësisht SHBA-në dhe luftën e saj kundër karteleve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy