Dy aksidente në rrugën Prishtinë – Podujevë, tre persona të lënduar dërgohen për mjekim

by Nexhat

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmon për Express se sot rreth orës 17:00, policia është njoftuar për një aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, ku është përfshirë një automjet.

Në aksident është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor, tha Ahmeti.

banner

Ajo shtoi se “me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”.

Ahmeti konfirmoi se aksidenti i dytë ndodhi rreth orës 18:20 në rrugën Prishtinë-Podujevë, konkretisht në Lluzhan ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar, konfirmoi Ahmeti për Express.

“Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që  me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy