Studimi i ri: Rritja e sipërfaqes së pyjeve, jo domosdoshmërisht tregues pozitiv për ekosistemin

by informim peje

Edhe pse duket se pyjet në botë “po zgjerojnë” sipërfaqet e tyre, kjo nuk është domosdoshmërisht një tregues pozitiv për shëndetin e ekosistemit, sipas një studimi të ri ndërkombëtar të publikuar në Nature Plants.

Analiza përfshiu më shumë se 31, 000 lloje pemësh globalisht dhe zbuloi se shumë pyje janë bërë më homogjene, pra dominohen nga pak lloje pemësh që rriten shpejt.

banner

Ndërkohë llojtë e pemëve që rriten më ngadalë dhe që janë më të fortë ekologjikisht, shpesh specie endemike dhe të vendosura në tropikë, janë në rrezik zhdukjeje.

Speciet që zëvendësojnë pemët origjinale kanë fletë më të holla, dru më pak të dendur dhe janë më pak rezistente ndaj ndryshimeve klimatike, thatësirës, stuhive dhe sëmundjeve. Kjo i bën pyjet më të dobëta dhe më pak të qëndrueshme në kohë afatgjatë.

Edhe pse ka më shumë pemë në numër ose sipërfaqe, cilësia ekologjike e pyjeve është duke u përkeqësuar, humbet diversiteti i llojeve dhe shkatërrimi i balancës natyrore.

Humbja e biodiversitetit në pyje dobëson rezistencën ndaj ndryshimeve klimatike dhe mund të ndikojë negativisht në aftësinë e pyjeve për të kapur karbonin nga atmosfera.

Zëvendësimi i specieve origjinale me ato që rriten shpejt mund të sjellë dobësi në mbajtjen e strukturës ekologjike, duke i bërë pyjet më të ndjeshme ndaj shkatërrimeve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy