Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në lidhje me kërkesën e Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës (PREBK) dhe Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), të përfaqësuara nga Albert Kinolli dhe Veton Berisha, respektivisht, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të 12 marsit 2021 të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, ka marrë vendim që kërkesa e tyre të shpallet e papranueshme.
Subjekt i kësaj kërkese ka qenë kontestimi i mandateve të dy deputetëve të “Romani Iniciativa”, të cilat nëse do të shpalleshin të pavlefshme, do të kontestohej edhe zgjedhja Vjosa Osmanit në postin e Presidentes së Shtetit, raporton Klankosova.tv.
Gjykata Kushtetuese tha se njëzëri ka vendosur që kërkesën e parashtruar nga PREBK, ta deklarojë të papranueshme, si rezultat i mosshterimit të mjeteve juridike të përcaktuara me ligj.
Ndërsa shtoi se kërkesën e parashtruar nga PLE, ta deklarojë të pranueshme për shqyrtim në merita.
Kurse me shumicë, ka vendosur që të konstatojë që Aktgjykimi i 12 marsit 2021 i Gjykatës Supreme nuk ka cenuar të drejtën e parashtruesit të kërkesës, përkatësisht PLE-së, për t’u zgjedhur në Kuvend pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit 2021.
“…dhe (iv) të konstatojë që ky Aktgjykim nuk ka efekt prapaveprues dhe që në bazë të parimit të sigurisë juridike, nuk afekton të drejtat e palëve të treta”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.