Të premten mbahet shqyrtimi i dytë i projektbuxhetit 2026

by engel

Shqyrtimi i dytë i Projektbuxhetit për vitin 2026 do të mbahet të premten në orën 11:00 në Kuvendi i Kosovës, pas miratimit në parim të tij në seancën e fundit plenare.

Deputetët votuan pro shqyrtimit të parë me 66 vota për, 32 kundër dhe pesë abstenime, pas diskutimeve disaorëshe të shoqëruara me kritika dhe përplasje ndërmjet pozitës dhe opozitës lidhur me prioritetet buxhetore dhe shpërndarjen e mjeteve.

banner

Po ashtu, me kërkesë të Lëvizja Vetëvendosje, u miratua shmangia e procedurave të zakonshme, duke i hapur rrugë përshpejtimit të procesit të miratimit të projektbuxhetit.

Projektbuxheti 2026 pritet të rikthehet në seancë për shqyrtim të detajuar dhe votim përfundimtar, në një kohë kur debatet politike rreth tij mbeten të theksuara.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy