Transport publik pa pagesë në Prishtinë për 17 Shkurtin

by engel

Trafiku Urban ka njoftuar se më 17 Shkurt, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, të gjithë qytetarët do të mund të udhëtojnë falas me autobusët urbanë në kryeqytet.

Sipas njoftimit zyrtar, lirimi nga pagesa e biletës do të vlejë gjatë gjithë ditës së festës, në nder të 17-vjetorit të Pavarësisë dhe në mbështetje të marshit qytetar “Liria ka Emër”.

banner

“Të gjithë shfrytëzuesit e Trafikut Urban do të lirohen nga pagesa e biletës, në shënim të kësaj feste të rëndësishme dhe në mbështetje të marshit ‘Liria ka Emër’. Lirimi nga pagesa vlen gjatë ditës së festës, më 17 Shkurt. Gëzuar 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë!”, thuhet në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale.

Ky vendim synon të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve gjatë aktiviteteve festive dhe të inkurajojë pjesëmarrjen në ngjarjet e organizuara për shënimin e Ditës së Pavarësisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy