Begaj uron 18-vjetorin e pavarësisë: Le të ecim bashkë drejt BE -së më të bashkuar se kurrë

by informim peje

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Kosovën në 18-vjetorin e pavarësisë së saj.

Begaj ka thënë se në këtë 18-vjetor, Kosova është edhe më e fortë me institucione demokratike të konsoliduara dhe me më shumë njohje ndërkombëtare.

banner

“Gëzuar Kosovë! Në këtë 18-vjetor, Kosova është më e fortë, me institucione demokratike të konsoliduara dhe me më shumë njohje ndërkombëtare. Përulje dhe mirënjohje për ata që sollën lirinë! Mirënjohës ndaj miqve dhe partnerëve tanë strategjikë, SHBA-së dhe bashkësisë perëndimore, për mbështetjen e fuqishme ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Le të ecim bashkë drejt BE -së më të bashkuar se kurrë! BASHKË, JETË E MOT!“, ka shkruar Begaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy