Osmani i bashkohet Marshit për Drejtësi, përshëndetet me Hamzën dhe djalin e Thaçit

by Nexhat

Presidentja Vjosa Osmani u është bashkuar qytetarëve në marshin për drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Osmani u fut mes protestuesve, duke përshëndetur kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza dhe Endrit Thaçin, dajlin e ish-presidentit Hashim Thaçi.

banner

Presidentja e ka cilësuar të padrejtë gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Duke iu referuar procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë, Osmani foli sot në seancën solemne të Kuvendit për “përpjekje për ta barazuar luftën tonë çlirimtare me krimet e regjimit gjenocidal të Serbisë”.

Osmani tha se UÇK-ja është “shtylla më e fortë” e shtetit” dhe “nuk mund të zhbëhet nga asnjë përpjekje për për rishkrim apo deformim të historisë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy