Përmes Ferajt, LVV e godet Osmanin që mori pjesë në marshin për ish-krerët e UÇK-së: U bashkuan kundër veprës së vet

by Nexhat

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj e ka goditur presidenten Vjosa Osmanin që mori pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë” për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Feraj publikoi një fotografi të Osmanit duke marrë pjesë në marsh përkrah kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, shefit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla dhe kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti.

banner

“Po të bashkeshin kështu para shumë viteve me LVV kundër veprës së tyre, nuk do të kishin pasë nevojë të bashkohen sot, kundër veprës së vet!”, shkroi ai në një postim në Facebook.

“Lavdi UÇK-së dhe dëshmorëve të kombit!”, shtoi Feraj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy