Italia i bashkohet Bordit të Paqes si vëzhguese, Antonio Tajani: S’ka alternativë ndaj planit amerikan

by engel

Dhoma e Deputetëve në Itali ka miratuar me 183 vota pro dhe 122 kundër rezolutën e shumicës, duke i hapur rrugë pjesëmarrjes së vendit si vëzhgues në takimin e parë të Bordit të Paqes, që do të mbahet më 19 shkurt.

Italia do të marrë pjesë në tryezën e krijuar nga presidenti amerikan Donald Trump për planin e paqes në Gazë. Megjithëse nuk do të jetë anëtare formale e Bordit për shkak të kufizimeve kushtetuese, Roma zyrtare do të jetë e pranishme në cilësinë e vëzhgueses.

banner

Gjatë debatit në Kuvend, ministri i Jashtëm Antonio Tajani deklaroi se aktualisht nuk ekzistojnë alternativa konkrete dhe të zbatueshme ndaj planit amerikan. “Të mendosh ndryshe do të thotë të mos bësh llogaritë me realitetin”, u shpreh ai, duke nënvizuar se objektivi strategjik i Italisë mbetet krijimi i kushteve për dy shtete që bashkëjetojnë në paqe dhe siguri.

Sipas Tajanit, mungesa e Italisë në një tryezë ku diskutohet paqja në Mesdhe do të ishte politikisht e pakuptueshme dhe në kundërshtim me frymën e Kushtetutës. Ai shtoi se edhe Bashkimi Evropian ka konfirmuar praninë në takim, së bashku me vende kyçe të rajonit.

Nga ana tjetër, opozita reagoi ashpër ndaj vendimit. Kryetarja e Partisë Demokratike, Elly Schlein, akuzoi qeverinë se po anashkalon Kushtetutën dhe po e shndërron Italinë në “kalë Troje të Trump”. Zëra të tjerë opozitarë e cilësuan nismën si një goditje ndaj rolit të Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe si një forum që rrezikon të zëvendësojë rregullat ndërkombëtare me logjikën e raporteve të forcës.

Megjithatë, qeveria italiane e mbron zgjedhjen e saj, duke theksuar se prania në tryezë i jep Italisë mundësinë të kontribuojë drejtpërdrejt në procesin e paqes dhe të luajë një rol aktiv në zhvillimet që prekin stabilitetin e rajonit dhe situatën në Gazë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy