Ish-lideri i Katalonjës shpreh mbështetje për gjykim të drejtë dhe të paanshëm për çlirimtarët

by informim peje

Gjatë aktivitetit avokues ndërkombëtar, kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, zhvilloi një takim me ish-liderin katalunas, Carles Puigdemont në Belgjikë, ku u diskutua për procesin që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Siç njofton OVL e UÇK-së, Gucati e informoi Puigdemont më gjerësisht mbi shqetësimet lidhur me standardet e drejtësisë, barazinë e palëve dhe trajtimin e ish-krerëve të UÇK-së.

banner

“Ai shprehu mbështetje të fortë për të drejtën tonë për një proces të drejtë, të paanshëm dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Puigdemont ka qenë President i Qeverisë së Katalonjës në vitin 2017, periudhë gjatë së cilës u zhvilluan ngjarjet politike të njohura në Spanjë lidhur me referendumin për pavarësi. Ai ka shërbyer gjithashtu si deputet në Parlamentin Evropian. Aktualisht është lider i formacionit politik katalanas “Junts per Catalunya” dhe vazhdon aktivitetin e tij politik në nivel evropian.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy