Gjykata Themelore e Prishtinës nuk e ka pranuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj ish drejtorit të kadastres në Komunën e Mitrovicës së Jugut
Gjykata Themelore e Prishtinës e ka hedhur poshte kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Hysen Muzliukaj, i cili u arrestua dje, së bashku me ish nënkryetarin e kësaj komune Faruk Mujka.
Gjatë bastisjes në aksionin e djeshëm, në njërin nga lokacionet u sekuestruan edhe 60 mijë euro.
Gjithsesi lajmin për mos caktimin e paraburgimit e konfirmoi avokati i tij, Ahmet Tahiri.
“I lumtur qe Gjykata Themelore ne Prishtine korrigjoi gabimin e Prokuroriae Speciale duke refuzuar kerkesen e saj per caktimin e paraburgimit ndaj klientit tim Hysen Muzliukaj!
Hyseni eshte i lire dhe jemi te bindur qe edhe epilogu perfundimar do te jete pafajesia e tij!” – ka shkruar Tahiri.