Vatikani njofton se nuk do të marrë pjesë në Bordin e Paqes

by engel

Vatikani ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në Bordin e Paqes. Vendimi u konfirmua nga Sekretari i Shtetit i Vatikanit, Pietro Parolin, në përfundim të një takimi dypalësh me qeverinë italiane në Palazzo Borromeo, në kuadër të festimeve për Paktet Laterane.

Parolin theksoi se qëndrimi i Vatikanit lidhet me natyrën e veçantë të Selisë së Shenjtë, e cila, sipas tij, ndryshon nga ajo e shteteve të tjera pjesëmarrëse në iniciativa të tilla ndërkombëtare.

banner

Ai vuri në dukje se Italia do të marrë pjesë në Bord si vëzhguese, ndërsa shtoi se disa elemente të iniciativës mbeten të paqarta dhe kërkojnë sqarime të mëtejshme.

“Ka disa pika që janë disi të çuditshme, pika kritike që do të kërkonin shpjegim. Gjëja e rëndësishme është se është bërë një përpjekje për të dhënë një përgjigje, por për ne ka çështje kritike që duhen zgjidhur”, deklaroi Parolin.

Sipas tij, në nivel ndërkombëtar, menaxhimi i situatave të krizës duhet të mbetet në kompetencën e Organizata e Kombeve të Bashkuara, duke nënvizuar rolin qendror të OKB-së në proceset e paqes dhe stabilitetit global.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy