U raportua për një aksident trafiku me fatalitet, ku një person 30 vjeçar u dërgua pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës.
Për këtë aksident foli Avni Zahiti, zëdhënës në policinë rajonale të Mitrovicës, i cili tha se aksidenti ndodhi në Kutllovc.
“Rreth orës 21:37, Policia në Mitrovicë ka pranuar informacion për një aksident trafiku në fshatin Kutllovc të Mitrovicës. Sipas informatave fillestare, si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, ka humbur jetën një person mashkull rreth 31-vjeçar. Hetuesit policorë në koordinim me prokurorin, janë duke zhvilluar hetime për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”.
Ndërkohë, zëdhënësi i Spitalit të Mitrovicës, Shpend Fazliu, tha se përkundër masave reanimatore në vendngjarje dhe në spital nga stafi mjekësor, i riu nuk ka mbijetuar.
“Ju konfirmojmë se rreth orës 22:20, në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm ” Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë është sjellë një i aksidentuar 30 vjeçar, pa shenja jete. Përkundër masave reanimatore në vendngjarje dhe në spital nga stafi mjekësor, fatkeqësisht ekipi mjekësor ka konsistuar vdekjen e të aksidentuarit”, tha Fazliu .
*Foto e lajmit është nga arkiva.

