Aksidenti i rëndë në Kutllovc i mori jetën anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë – Dega del me njoftim

by Nexhat

Lëvizja Vetëvendosje, Dega në Mitrovicë, ka njoftuar për vdekjen tragjike të anëtarit të Degës, Dashnor Kërleshi.

Dega e VV-së në Mitrovicë kanë shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit dhe për të gjithë ata që e kanë njohur.

banner

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ikjen e hershme tragjike nga jeta të Dashnor Kërleshit.Ai ishte anëtari ynë dhe aktivist i përkushtuar i Qendrës sonë, i edukuar, punëtor i zellshëm dhe i dashur për të gjithë ne. Kontributi i tij do të mbetet gjithmonë pjesë e rrugëtimit tonë.

Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Kerleshi, të afërmit dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin”, thuhet në njoftim.

Dashnor Kërleshi ka humbur jetën ditën e mërkurë pas një aksidenti të rëndë në fshatin Kutllovc.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy