Me nderim dhe respekt të thellë, njoftohen familjarët, miqtë, bashkëluftëtarët dhe qytetarët se do të bëhet rivarrimi i dëshmorit të atdheut, Agron (Sadri) Gjocaj, i cili ra dëshmor më 18 gusht 1998 në Trukuf.
Sipas njoftimit, ceremonia e rivarrimit do të mbahet ditën e shtunë, më 21 Shkurt 2026 në orën 13:00, pranë Kompleksit Memorial në Baballoq
Organizatorët bëjnë thirrje që të gjithë ata që dëshirojnë të nderojnë jetën dhe sakrificën e tij për lirinë e vendit, të marrin pjesë në këtë ceremoni përkujtimore.

