Gërvalla: Ligji është detyrim, jo opsion për Republikën e Kosovës

by informim peje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, ka theksuar se sundimi i ligjit është detyrim kushtetues dhe jo opsion për Republikën e Kosovës, duke nënvizuar se askush nuk mund të jetë mbi ligjin.

Në një postim në Facebook, Gërvalla-Schwarz është shprehur se forcimi i sistemit të drejtësisë është thelbësor për garantimin e barazisë para ligjit, eliminimin e vonesave dhe procedurave burokratike, si dhe për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në çdo nivel. Sipas saj, vetëm përmes një sistemi të fortë drejtësie mund të ndërtohet një shtet i qëndrueshëm ligjor.

banner

Ajo ka bërë të ditur se në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë 44.6 milionë euro për vitin 2026, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 29 milionë euro sa ishte buxheti në vitin 2020.

Konjufca takohet me Prattipatin: Bashkëpunimi i ngushtë me ShBA’të, përcaktim i pandryshueshëm i institucioneve të reja
Kurti ia çon Gërvallës si zëvendës në Ministrinë e Drejtësisë ish-shefin e kabinetit të Albulena Haxhiut
Sipas ministres, këto mjete do të shërbejnë për forcimin e kapaciteteve institucionale, zbatimin më efektiv të reformave në drejtësi, përshpejtimin e proceseve të digjitalizimit, mbështetjen e sistemit korrektues dhe krijimin e mekanizmave më të fuqishëm për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Në Republikën e Kosovës, ligji nuk negociohet. Askush nuk guxon të jetë mbi ligjin”, ka përfunduar ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy